Elbasan, lihen në burg dekani dhe 2 nga pedagogët e akuzuar për korrupsion

11.05.2018 18:48:53

Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për të arrestuarit për korrupsion në Universitetin e këtij qytetin.

Arrest me burg është dhënë për Albert Riska, 55 vjeç, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”; arrest me burg me afat për 60 ditë për Elvira Lumi, 54 vjeç, shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane, si dhe për sekserët Petrit Kodra dhe Marjus Cala.

Ndërsa për të ndaluarit e tjerë për korrupsion është dhënë masa arrest shtëpie: Erjola Calja, 29 vjeç, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik; sekser; Admirim Kala, 31 vjeç, sekser; Adem Ngjela, 51 vjeç.