Fetah Rudi kujton Ismet Rracin në 17 vjetorin e vrasjes

24.04.2018 13:15:46

Edhe Fetah Rudi, ka kujtuar Ismet Rracin, kryetarin e degës së LDK-së në Klinë dhe kryetar i kësaj komune, me rastin e 17 vjetorit të vrasjes.

Fetah Rudi, i cili edhe vetë ka qenë viktimë e një atentati të kryer më 15 dhjetor 2000, me ç’rast mbeti në karrocë, ka shprehur edhe besimin se megjithatë do të zbulohen këto akte dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Ky është postimi i Fetah Rudit:

Sot kujtohet e nderohet Kryetari i Deges se LDK dhe Kryetari i Komunes se Klines z. Ismet Rraci i vrare me 24 prill te vitit 2001. Kryetar edhe pse u ben 17 vjet qe te vran ty e shume te tjere e mua me lan ne karroc dhe akoma drejtsi nuk ka por jam i sigurt dhe besoj qe nje dite do te zbulohen te gjitha se drejtsia do te veproj edhe pse pak e von.
Nder e respekt Kryetar Ismet Rraci!