Djali i Ismet Rracit, Astriti: Drejtësia ka dështuar të nxjerrë para gjyqit urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimit!

24.04.2018 12:57:11

Astri Rraci, djali i Ismet Rracit, ish-kryetar i degës së LDK-së në Klinë dhe ish-kryetar i kësaj komune, është shprehur i shqetësuar për faktin se edhe 17 vjet pas vrasjes së babit të tij drejtësia “ka dështuar të nxjerrinpara gjyqit urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimit”.

Në një postim në facebook, z. Rraci, ka kujtuar edhe momentin e vrasjes së babnit të tij, si dhe funksionet që ka pasur në LDK dhe në komunë që nga posti i kryetarit të degës në komunëne Klinës, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kryetar i komunëssë Klinës.

z. Rraci ka vënë në spikamë edhe neglizhencën e qeverive të ndryshme në drejtim të zbardhjes së vrasjevepolitike.

Ky është postimi i plotë i Astrit I. Rracit:

Kanë kaluar tashmë 17-të vite që ne si familje po kërkojmë të vërtetën rreth vrasjes së babës. Për familjen, atentati ndaj babës mbetet ende i pa ndriçuar, prandaj hetimet duhet të vazhdojnë ose të rishikohen aty ku kanë ngecur. Deri më tani prokuroria, hetuesia dhe drejtësia e Republikës së Kosovës ka dështuar të nxjerrin para gjyqit urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimit. Shteti i Kosovës madje ka dështuar që së paku ta trajtoj rastin si atentat ndaj një zyrtari të saj. Të ju kujtoj, baba në momentin e vrasjes ka qenë duke shkuar në punë. Ai kishte pak kohë që ishte zgjedhur Kryetar i Komunës së Klinës, si bartës i listës nga ana e LDK-së, kryetar shumëvjeqar i Degës dhe anëtar i Këshillit Qëndror të saj.

Deri më tani kanë kaluar shumë qeveri e parlamente me përberje të ndryshme partiake, edhe përkundër faktit që asnjë vrasje politike nuk është zbardhur, kurrë nuk ka pasur as edhe ndonji masë për të thirrë së paku në përgjegjësi organet kompetente të sigurisë e drejtësisë për jo efikasitet. Ndoshta edhe mund të pajtohemi se një apo dy vrasje mund të mbesin të pa ndriçuara, por jo të gjitha?!