O’Connell: Askush s’i ka premtuar asgjë Kosovës për themelimin e Speciales

09.01.2018 19:10:13

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se akuzat e Dick Marty në vitin 2010 kanë qenë të rënda dhe se Kosova nuk ka pasur rrugëdalje tjetër, përveç ta themelojë Gjykatën Speciale.

“Për akuzat serioze duhet të kishte një reagim serioz. Me kthyer 180 shkallë, me kthyer mbrapsht qëndrimin, se kemi bashkëpunuar tash, por nuk bashkëpunojmë më është joserioze sepse i thuhet jo bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë O’Connell, duke komentuar iniciativën e 22 dhjetorit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.

“Kemi qenë të qartë gjithmonë për gjykatën. Askush si ka premtuar asgjë Kosovës për themelimin e Gjykatës”.

“Kosova ka ecur përpara kur është thënë se Kosova është gati të përballet me akuzat. Është pranuar edhe nga skeptikët, është pranuar në organizata ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA”, tha ai.

“Askush nuk do të premtonte se nëse gjykoni krimet e luftës do tu japim diçka”, është shprehur O’Connellnë Info Magazine.

Ai ka thënë se formimi i Speciales nuk ka qenë punë tregtie.

O’Connell ka thënë se ideja e 22 dhjetorit për të shfuqizuar Gjykatën Speciale është e kontrabanduar.

Ai ka thënë madje se nuk kanë qenë të paralajmëruar nga askush për një iniciativë të atillë, e cila është ndërmarr pa debat publik.

“Ka qenë një çështje shumë e rrezikshme, më vjen mirë që nuk është votuar, kurse ditëve të fundit kemi dëgjuar përkrahje për Gjykatën Speciale. Në kemi qenë pranë Kosovës në kohët më të vështira”, ka thënë O’Connell.

“Ne kemi interes shtetëror që Kosova të jetë e suksesshme, stabile dhe sovrane dhe e përkrahur ndërkombëtarisht. Faktori ndërkombëtar ka rrezikuar për atë që Kosova ka arritur deri tash”, tha ai.

“Është multi e rrezikshme dhe e papranueshme por që shteti ka të drejt ta bëjë. Iniciativa ka qenë e rrezikshme. Me qenë shtet sovran nuk do të thotë që Kosova të veprojë në mënyrë të njëanshme”, është shprehur ambasadori O’Connell.

Ai ka thënë se Kosova ka dhënë besën dhe është marrë vesh me Bashkësinë Ndërkombëtare se do ta formojë dhe përkrahë  Gjykatën Speciale.

“Me votimin e saj e kanë dhënë betimin. BE ka investuar qindra mijëra për funksionalizmin e gjykatës dhe nuk është sovraniteti që të shfuqizohet diçka që ka qenë subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur ai më tej.