Arrestohet 80-vjeçari për plaçkitje të bankës

09.01.2018 18:43:23

Dyshohet se e kishte vjedhur bankën në dhjetor të vitit 2017

Autoritetet zvicerane njoftuan se kanë arrestuar një burrë 80-vjeçar i dyshuar për plaçkitje të një banke pranë Lucernit.

Prokuroria kantonale e Luzernit ka njoftuar se i dyshuari ka pranuar se e kishte vjedhur bankën në Megen, në dhjetor të vitit të kaluar.