Dënohet me burg për jetë shqiptari i akuzuar për vrasje në Greqi

15.10.2016 20:39:07

Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, për një vrasje të kryer në vitin 2006. Gjykata e Apelit në Janinë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Shtetasi shqiptar e kishte kryer vrasjen 10 vite më parë. Gjatë komunikimit të dënimit nga Trupi Gjykues, 34-vjeçari u bërtiti gjyqtarëve: “Jeni racistë!”.

Bashkëpunëtor në krimin e kryer 10 vjet më parë është edhe një shqiptar tjetër, i cili është ende në liri. Dy shtetasit në fjalë, 10 vite më parë qëlluan për vdekje me thika një 40-vjeçar grek për t’i rrëmbyer një shumë parash.