I sëmuri rri shtrirë në një rrugë të Tiranës, kalimtarët s’e përfillin fare (Video)

15.10.2016 20:35:36

Një video e publikuar nga “AnaMedia”, dëshmon se sa pak solidaritet dhe humanizëm ka mbetur ndër shqiptarë.

Në video shihet një person i shtrirë në tokë që dridhet, pa ndjenja (nuk dihet saktë çfarë i ka ndodhur).

Ajo çka shihet qartë në video është se kalimtarët lëvizin të pashqetësuar pranë tij dhe përpiqen vetëm të mos e shkelin.

Askush nuk denjon ta ndihmojë apo të lajmërojë ambulancën a policinë….

Ngjarja në zonën e Bllokut në Tiranë.