Ismet Rraci u vra se ishte i vendosur dhe i përkushtuar ndaj filozofisë politike të presidentit Rugova

24.04.2018 12:28:05

Nga Rexhep Kastrati

Vrasja e Ismet Rracit ishte vrasje që ndodhi vetëm pak muaj pasi që ishte zgjedhur kryetar i komunës së Klinës, e që ishte një goditje e rëndë për strukurat mafiozo-politike që e konsideronin këtë komunë si bastion tëp tyre.

Ismet Rraci me karizmën e tij, me përkushtimin dhe devtoshmërinë e tij kishte arritur që të fitonte përkrahje të madhe të qytetarëve të kësaj komune, e cila përkrahje kishte qenë e vazhdueshme dhe bazohej pikërisht në vlerat njerëzore, politike e kombëtare që përfaqësonte ai.

Aq shumë i kishte goditur strukurat mafiozo-politike fitorja e Ismet Rracit, sa që nuk kishin bërë ballë që të dërgonin TMK-në që të nderonte me homazhe. Pesha e kësaj mund të kuptohet nëse kujtojmë faktin se me rastin e varrimit të Fadil Hoxhës, TMK e kishte varrosur me homazhe të larta. Përveç kësaj, duhet të kujtojmë edhe faktin se me rastin e varrimit të presidentit Rugova, Nuredin Lushtaku kishte refuzuar që Garda e TMK-së të bënte homazhe. Pra, ishte e qartë se kishte një qasje të vazhdueshme negative dhe refuzuese ndaj linjës institucionaliste të presidentit Rugova.

Tashmë kur kanë kaluar 17 vjet nga vrasja e Ismet Rracit, për fat të keq, pesha dhe rëndësia, por edhe mesazhet që përcjell kjo vrasje dhe vrasjet tjera politike ka filluar të zbehet, edhe për faktin se ka tendenca që LDK të shmanget nga baza e saj, nga tradita e saj dhe nga historia e saj.

Fakti se në përvjetorin e 17 të vrasjes së Ismet Rracit kishte një nivel shumë të ulët të pjesëmarrjes së strukurave të LDK-së, pasi që aty ishte vetëm Gazmend Muhaxheri dhe drejtori i Administratës së LDK-së, Selver Doda, por nuk ishin nënkryetarët, apo përfaqësues të tjerë të LDK-së, është një dëshmi tjetër se tashmë ka filluar zbehja e mesazheve që përcjellin vrasjet politike në Kosovë.

Unë e kuptoj se tendenca që në LDK të parashutohen produkte medietike të medieve kundër LDK, të cilat kanë pasur qasje injoruese ndaj vrasjeve politike, por edhe të vetë personaliteteve që dikur kanë pasur qasje shumë agresive ndaj LDK-së, nuk mund të shkojnë bashkë, por megjithatë, bëhet fjalë për LDK-në, për partinë që u vra vetëm për rolin e saj, për fuqinë e saj. LDK ishte e fuqishme se kishte persobalitete të përkushtuara, kishte filozofinë politike më të avancuar, më gjithëpërfshirëse, më të plotë dhe më të saktë se çdo filozofi politike që shqiptarët mund të kenë pasur ndonjëherë.