Prishtinë, i mituri therë me thikë një person

14.03.2018 13:11:15
Një qytetar është therur me thikë nga një person tjetër, që sipas policisë është i moshës së mitur.

I lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa qy i dyshuari për këtë rast që ka ndodhur në rrugën “Afrim Logja”-Prishtinë, është në arrati.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se është sulmuar therur në shpinë me armë të ftohtë –thikë, nga i dyshuari i mitur në arrati mashkull K/Shqiptar. Viktima vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me vendimin e prokurorit rasti mbetet në hetime.