Unai Emery mund të ketë ditët e numëruara në Parc des Princes.
Ai është nën presion të madh kohët e fundit, andaj ekziston rreziku që të largohet nga Paris Saint-Germain.
Drejtuesit e klubit janë duke menduar që në vend të tij të sjellin ish-trajnerin e Manchester United, Louis Van Gaal.
Është drejtori sportiv i klubit francez, Patrick Kluivert ai i cili ka përmendur një arritje të marrëveshjes me holandezin.