Emocionohet Hillary Clinton (Video)

09.11.2016 18:47:30

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, nuk ka mundur t’i ndalë lotët në fillim të fjalimit të saj pas humbjes të zgjedhjeve për presidente të SHBA-ve.

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, Hillary Clinton, fjalët e para i shoqëron me lot.

Ajo ka falënderuar të gjithë gratë që e kanë mbështetur gjatë kësaj fushate, veçmas gratë, për të cilat ka përcjellë një mesazh të fuqishëm.

“Asgjë nuk më ka bërë më krenare se të jem kampionja juaj”.

“Dhe të gjitha ato vajza që po e shohin këtë fjalim dua t’i them që janë të vlefshme dhe se duhet të bëjnë maksimumin për të luftuar që ëndrrat e tyre tu bëhen realitet”.

“Më vjen keq që nuk fituam këto zgjedhje, megjithatë unë ndihem krenare pasi ju përfaqësoni më së miri Amerikën”, përfundoi ajo.