Ende nuk fillon seanca e Kuvendit

04.08.2016 10:31:05

Ende nuk ka nisur seanca e Kuvendit, ani pse është thirrur të mbahet në orën 10:00

Një numër i vogël deputetësh tashmë janë mbledhur, ndërsa në rend dite janë 17 pika.

Burime të 21Media kanë bërë të ditur se gjasat janë shumë të vogla që si pikë e rendit të ditës të hyjë ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pasiqë Qeveria në mengjes e procedoi për në Kuvend me procedurë të rregullt, që nnkupton se marrëveshja duhet t kalojë në komisione parlamentare para se e njëjta të vijë në Kuvend!