Lipjan, shpërndahen 100 pako për rastet sociale

23.12.2016 15:46:38

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale  Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit  Imri Ahmeti, sot në Lipjan bënë shpërndarjen e mbi 100 pakove me veshmbathje për familjet dhe personat në asistencë sociale.

Ky aktivitet është bërë i mundur falë bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Financave dhe Doganave të Kosovës.

Sipas njoftimit të MPMS-së, ky aktivitet  do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës me shpërndarjen e pakove të veshmbathjeve për familjet dhe personat në asistencë sociale.