Zyrtare, Oscar transferohet në Kinë

23.12.2016 15:46:18

Tashmë është zyrtare, braziliani Oscar braktis futbllin europian duke u bashkuar me Shanghai SIGP në Kinë. Talenti i Chelseat nuk mundi të refuzonte ofertën faraonike të klubit kinez, duke u larguar nga “Blutë e Londrës” në një moment kulminant për skuadrën e Antonio Contes. Braziliani ka fituar një kampionat dhe një Kupë Lige me skuadrën londineze por me emëriin e Contes, ai po gjente më pak hapësira, duke vendosur të bashkohet me Andre Villas Boas në Kinën e largët. Sipas mediave britanike, shifrat e marrëveshjes janë vërtet të çmendura. Kinezët do të derdhin në arkën e Bluve plot 61 milionë Euro, ndërsa vetë lojtari do të arkëtojë rreth 450 mijë euro në javë. Në këtë mënyrë, Oscar bëhet lojtari më i shtrenjtë i futbollit kinez që gjatë viteve të fundit është pasuaruar me shumë emra të njohur të futbollit botëror. Largimi i 25 vjeçarit që gjatë këtij sezoni ishte aktivizuar vetëm në 11 ndeshje, do të hedhë në sulm trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, i cili ka shënjestruar belgun e Romës, Radja Nainggolan. Ish trajneri i Italisë ka shfaqur ineteres për mesfushorin por do të jetë shumë e vështirë që ta shkëpuesë atë nga verdhekuqtë që në merkaton e Janarit. Një tjetër element që i interesin Contes është edhe mbrojtësi Rudiger.