Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me dy vite burg ish-gjyqtarin e Tiranës Ibrahim Hoxha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Kërkesa e prokurorisë për ish gjyqtarin, i cili akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor ishte 3 vite burg, por Hoxha përfiton uljen e 1 viti per shkak se ka pranuar gjykimin e shkurtuar.
Po ashtu gjykata ka vendosur që Hoxha të mos kryejë për të paktën 5 vjet asnjë funksion publik.
Por krahas dënimit prokuroria kërkoi që Hoxha të mos ushtrojë asnjë funksion publik për tre vite, ndërsa shuma e parave të konfiksohen. Së bashku me ish gjyqtarin prokuroria akuzon edhe djalin e tij, Ledjon Hoxha, për të cilin përfaqësuesja e akuzës tha se iu provua vetëm akuza e moskallzimit të krimit dhe jo e bashkëpunëtorit. Për këtë akuzë u kërkua si dënim 4 muaj burg i cili të konvertohet ne 20 muaj në shërbim prove.






































