Engel dënon veprimin e Beogradit ndaj Jahjagës

02.06.2017 23:17:12

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh anëtar i lartë i Komisionit për Punë të Jashtme të këtij institucioni, Eliot Engel, dënoi të premten veprimin e autoriteteve serbe për ndalimin e hyrjes së ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Serbi.

Jahjaga planifikoi të vizitojë Serbinë për të folur për përdorimin e përdhunimit si armë gjatë luftës së Kosovës në 1999.

Engel i shkroi shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini lidhur me këtë çështje, duke argumentuar se mos gatishmëria e Serbisë për t’u përballur me krimet e saj të mëparshme është arsye për të ngadalësuar procesin e anëtarësimit në BE.

“Për një vend ballkanik – Serbia, jo më pak – për të shmangur diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet në kohën e luftës paraqet një problem shumë serioz. Nëse nuk adresohet, kjo mund të rezultojë në përsëritjen e sjelljes së kaluar. Sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm të bashkohet me komunitetin e demokracive të BE-së nëse nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse nuk ka përgjegjësi për krimet e luftës “, ka thënë Engel.

 

Qeveria e Serbisë bllokoi ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të hyjë në vend për të marrë pjesë dhe për të folur në një konferencë të hartuar për të nxitur pajtimin mes dy kombeve