Muhamet Mustafa përgënjështron dezinformatat lidhur me debatet në mbledhjen e kryetarëve të komisioneve kuvendore për çështjen e dialogut në Bruksel

12.04.2017 22:06:20

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, prof. dr. Muhamet Mustafa ka reaguar ndaj raportit të paraqitur nga telegrafi lidhur me mbledhjen e përbashkët të kryetarëve të komisioneve kuvendore për çështjen e dialogut në Bruksel, me të cilin përgënjeshtron ato që tuhen në atë raport.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e prof. dr. Muhamet Mustafës:

“PARAQITJE E PASAKTE E DEBATIT MIDIS KRYETAREVE TE KOMISIONEVE LIDHUR ME DIALOGUN NE BRUKSEL

Me vie keq per nje paraqitje te pasakte te polemikes sime ( ne Portalin Telegraf) me kolegen A. Haxhiu ne mbledhjen e kryetareve te komisioneve kushtuar dialogut ne Bruksel. Telegrafi ,nese nuk ka qene perzent, ne mbledhje , nuk eshte dashur te paraqet vetem tregimin e A. Haxhiut, i cili eshte i pasakte. Ne aty kemi qene ne cilesine e kryetareve te komisioneve dhe jo te partive dhe roli i kryetareve te komisioneve eshte qe te gjejne pikat e perbashketa dhe jo te thellojne diferencat midis nesh. Une kam thene kete , pastaj ka regauar kolegja A. Haxhiu duke nderhyre kur une isha ne diskutim e siper dhe duke me penguar te flas. Une nuk i kam nderhyre asnjeher gjate diskutimti te saj. Kam kerkuar qe mos te ndërhyje dhe te zbatoje miresjelljen. Ajo nuk ka duruar nje diskutim me argumente dhe sipas rregullores , qe mos te pengohet fjala e tjeterit dhe ka leshuar mbledhjen.. Nuk eshte e vertete qe kam kerkuar qe ajo te rri ne mbledhje. Kjo eshte sajim i saj. Pra prezentimi ne Telgeraf eshte tejet i njeanshem. Fundi i fundit mbledhja eshte inqizuar dhe lehte mund te shihet kush cfare ka thene. e disa ekipe televizive edhe kane inqizuar tere kohen.

P.s. Kete tekst u mundova ta postoj se Telegraf tek komentet , por perkuder respektimit te instrukcioneve lidhru me postimet mu duk se nuk heci. Perkunder te asaj qe kerkonte Telegraf per komentuesit , ata kishin botuar aty shume komente me pseudonime dhe anonimusa, me fjalor te ndyte e rrugacesrie dhe denigrues e ofendues nga eskadrila e caktuar propagandistike . Kjo eshte zhgenjyese vertete.”.