Enrique jep deklaratën e vitit pas kualifikimit

08.03.2017 23:44:05

 

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai ka falënderuar tifozët, duke e quajtur ndeshjen tutje të paharrueshme.

“Kualifikimin e vendosi besimi ynë. Lojtarët patën besim dhe ishin spektakolar, duke u mbrojtur mirë dhe sulmuar deri në fund. Faleminderit tifozëve që na ndihmuan pas humbjes 4:0 në ndeshjen e parë”, deklaroi Enrique.

“Kjo ndeshje nuk do të harrohet kurrë. Vetëm kampionët mund ta bëjnë këtë”, shtoi ai.