Ramiz Kelmendi: Ndoshta refuzimi i serbëve e nxiti iniciativën e Thaçit për Ushtrinë

08.03.2017 23:31:37

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se ndoshta presidenti Hashim Thaçi është nxitur nga refuzimi i Listës Serbe  për krijimin e ushtrisë së Kosovës që të marrë një iniciativë të tillë për transformimin e FSK-së.

“Kam dëgjuar me kujdes edhe prezantimin e parë të presidentit gjatë Epopesë së UÇK-së ku paraqiti publikisht që shumë shpejtë do të procedohet Ligji për transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës”.

“Kjo është një shtytje që deklaratat e pandërprera të Listës Serbe që në asnjë formë ose mundësi nuk do ta mbështesin këtë transformim, ndoshta kjo e nxiti Thaçin që të vijë me një iniciativë të tillë”.

Kelmendi që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se krejt kjo iniciative ishte e koordinuar.

“Sigurisht është koordinuar me kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, sepse të tre vazhdimisht mbajnë kontakte të vazhdueshme”.

“Kryeministri i dha detyrë ministrit Demolli të fillojë bashkëbisedimet me NATO-n, SHBA-të në mënyrë që të marrim një mendim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim”.

“Ministri Demolli me shkresën që i ka dërguar presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit u ka treguar se ka shqetësimë të miqve ndërkomnbëtarë për iniciativa të njënashme por përkundërs kësaj letre presidenti doli me qëndrim dhe e dërgoi nismën e tij, si të drejtë kushtetutes e tij”.

Zëvendëskryeministri ka thënë poashtu se Kosova ka nevojë që të ketë Ushtri por që kjo të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

“Ksoova ka nevojë të ketë Ushtri por nuk jam që kjo të mos bëhet në koordinim me miqtë ndërkombëtarë”.

“LDK është ëpr transformim të FSK-së, është në mbështetje të çfarëdo ligji që vjen në Parlamentin e Kosovës dhe çfarëdo  iniciative që vjen në Qeverinë e Kosovës”.