Sheshel: Kosovën mund ta kthejmë me ndihmën e Rusisë

08.03.2017 23:26:38

Kandidati radikal për president të Serbisë, Vojislav Sheshel ka thënë se aspiratat nacionaliste të Serbisë kurrë nuk mund të realizohen me Bashkimin Evropian.

Sipas ‘FoNet’, Sheshel ka thënë se Republika serbe e Krajinës është temë para të gjitha institucioneve ndërkombëtare.

“Në Bashkimin Evropian kurrë nuk mund ta kthejmë Republikën serbe të Krajinës, kurrë nuk mund të bashkohemi me Republikës Srspska, kurrë nuk mund ta kthejmë Malin e Zi e as sovranitetin në Kosovë. Të gjitha mund t’i arrijmë vetëm me ndihmën e Rusisë”, ka thënë Sheshel gjatë një tubimi parazgjedhor në Banjallukë.