Ministria e Kulturës nesër hapë zyret edhe në Prizren

24.01.2019 18:21:35

Zyret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të hapen zyrtarisht edhe në komunën e Prizrenit.

Në ceremoninë zyrtare e cila nis në orën 13:00, do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

Zyret e kësaj ministrie do të zënë vend në ish ndërtesën e rektoratit në sheshin Shatërvan.

Përndryshe, bartja e një pjesë të Ministrisë së Kulturës në Prizren ishte premtuar nga vetë ministri Gashi muaj më parë.