Enrique ndryshon strategji te Barça

23.02.2017 13:14:26

Trajneri i Barcelonës Luis Enrique po mendon të ndryshojë modulin tradicional 4-3-3 të katalanasve [as performancave të dobëta kohët e fundit kundër Paris Saint Germain dhe Leganes. Pas disfatës poshtëruese 4-0 në Park De Princes të martën e kaluar, Luis Enrique u përfshi në një diskutim të nxehtë me reporterin Jordi Grau, në intervistën e pas ndeshjes pasi kur u pyet përse nuk bëri ndryshime taktike trajneri ju përgjigj, ” Duket se nuk e ke parë ndeshjen  pasi ne ndryshuam nga 4-3-3 në 4-2-3-1 në pjesën e dytë”. Barcelona vuajti shumë taktikisht si ndaj Psg ashtu edhe ndaj Leganes në ndeshjen pasardhëse në kampionat ku shpëtoi duke marrë tre pikët vetëm falë penalltisë së shndërruar në gol nga Messi në minutat e fundit. Duke parë performancat e dobëta në dy takimet e fundit Luis Enrique po mendon për një ndryshim taktik për të cilin inspirohet nga kujtimet e së kaluarës.,  Kur debutoi si lojtar për blaugranat, Luis Enrique luante në rreshtimin 4-2-3-1 ku braziliani Ronaldo ishte pika nevralgjike në sulm, dhe tani po synon ta implementojë këtë sistem edhe në skuadrën aktuale duke përdorur Luis Suarez si sulmues të vetëm, me Neymar, Andres Iniesta, dhe Messin natyrisht me më shumë liri veprimi pas uruguajanit. Ndërkohë Sergio Busquets me Ivan Rakitic ose Andre Gomes mund të formojnë digën para mbrojtjes, e cila qëndron sic ka qenë. Para se Barcelona të mendojë për ndeshjen e kthimit me Psg, ka një përballje të rëndësisë maksimale në La Liga këtë të shtunë kur luan me Atleticon e Madridit në Vicente Calderon, që ishte dhe skena e elemenimit të katalanasve nga Europa sezonin e kaluar. Kjo do të jetë hera e fundit që Barca luan në stadiumin e Atletikos i cili do të shembet këtë vit pasi Los Colchoneros do të lëvizin në një impiant të ri.