Entuziazmohet fort Shpend Ahmeti: Yeeeeeahhhh! (Foto)

30.11.2016 20:38:12

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është duke marrë pjesë në hapjen e kinemasë Cineplexx në Prishtinë.

Ai ka thënë se me padurim ka pritur që të hapet kjo kinema.

Rrjeti i kinemave Cineplexx, që nga sonte me gjashtë salla do të jetë edhe në Kosovë, në njërën nga qendrat tregtare në dalje të Prishtinës.

“Yeeeeeahhhh! Më në fund Cineplex në Prishtinë. Adhurues të filmit, ndjenjë e veçantë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Ahmeti kohë më parë ishte në “ankth” për hapjen e kësaj kinemaje, kjo është vërejtur edhe në postimet e tij të shumta që i bëri në Facebook.

15171094_10155510715307166_7942426921529415365_n15193608_10155510715312166_6393287781634010376_n