Thaçi u përgjigjet hebrenjve për librat antisemite (Video)

30.11.2016 21:12:03

Librat që kanë mesazhe antisemite po kërkohet që të hiqen nga tregu në Kosovë.  Këtë kërkesë e kanë izraelitët, që iu drejtuan presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj tregon se Thaci përmes një letre i është përgjigjur përfaqësuesit të një organizate hebreje me bazë në Paris, transmeton Klan Kosova.

Sipas Arifajt, Thaçi në letër ka treguar se Kosova është kampione në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të çfarëdo lloji, duke premtuar se edhe shqetësimi i tyre për librat antisemite do të trajtohet nga organet kompetente.