Enver Hoxhaj: Kosova ka siguruar votat për pranim në UNESCO dhe ...

Enver Hoxhaj: Kosova ka siguruar votat për pranim në UNESCO dhe INTERPOL

22.07.2017 10:52:08

Ministri në detyrë Enver Hoxhaj ka thënë se një shtet tashmë ka përmbyllur të gjitha procedurat e saj për njohjen e Republikës së Kosovës si dhe janë siguruar votat për pranim në UNESCO dhe INTERPOL

Kosovës do t’i vijë shumë shpejt edhe njohja e 115-ë ndërkombëtare.

Këtë e ka zbuluar në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Sipas tij, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe pritet vetëm zyrtarizimi i njohjes, duke mos dashur që të ngutet dhe ta zbulojë emrin se për cilin shtet bëhet fjalë.

Në këtë intervistë ministri në detyrë ka konfirmuar po ashtu se Kosova tashmë ka siguruar edhe votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe në INTERPOL.