Enver Hoxhaj me dedikim prekës për bashkëshorten e tij

01.10.2017 20:00:57
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i ka dedikuar një shkrim në faqen e tij në rrjetin social ‘Facebook’, bashkëshortes së tij.
Hoxhaj flet për guximin e Remzie Shahini-Hoxhajt, në kohën kur ajo ishte studente.

Ai shprehet krenar teksa vlerëson lartë angazhimin e vajzave dhe grave kosovare për shtetësinë e Kosovës.

“Me shumë krenari e publikoj sot këtë fotografi të bashkëshortes sime Remzies, e cila si shumë studentë të asaj kohe, pati guximin të dalë më 01 tetor 1997 dhe ta artikulojë vullnetin e studentëve dhe të rinjve të Kosovës për liri dhe pavarësi. Gratë dhe vajzat kosovare gjithnjë kanë qenë një shtyllë e fuqishme në ballë të përpjekjeve për liri pavarësi dhe shtetësi”, ka shkruar Hoxhaj.