Enver Hoxhaj: Seanca konstituive mbahet më 24 gusht,

16.08.2017 10:32:37

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës në takimin konsultativ tha se janë pjekur kushtet për mbajtjen e seancës konstituive dhe tha se PAN propozon që seanca të mbahet javën e ardhshme, më 24 gusht.

Ai tha se nuk ka bllokadë në procesin e formimit të institucioneve.

Hoxhaj më tej shtoi se e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese të konsultohen me partnerët dhe sipas tij, tashmë janë pjekur kushtet politike për mbajtjen e seancës.

“Në konsulta me përfaqësuesit të AAK-së dhe Nismës ne mendojmë se seanca e radhës, ku do të merr pjesë koalicioni jonë dhe ku do të dalim me kandidatin për kryeparlamentar, e ai është Kadri Veseli të mbahet javën e ardhshme, më 24 gusht”, tha ai.