Fillon takimi konsultativ, nuk merr pjesë Vetëvendosje

16.08.2017 10:26:47

Ka filluar të mbahet takimi konsultativ i kryesuesit të Kuvendit, Adem Mikullovci me përfaqësues të partive politike.

Në takim po marrin pjesë PDK-AAK-Nisma, LAA, minoritetet, ndërsa takimi është bojkotuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Këta të fundit një ditë më parë thanë se nuk do të marrin pjesë në takim pasi sipas tyre konsultimet e mëtejme janë të panevojshme.

Ndërkaq, PAN po bojkoton seancat e Kuvendit të Kosovës ku duhet të jepej emri për kryeparlamentarin pasi sipas tyre ata ende kanë nevojë për konsulta shtesë.