Qeveria turke: Gulen po mendon të largohet nga SHBA

28.07.2016 12:37:17

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag deklaroi të enjten se kleriku mysliman Fetullah Gulen mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia vazhdon të akuzojë klerikun për grushtin e shtetit të dështuar më 15 korrik, megjithëse Gulen e ka dënuar atë.

Bozdag i tha  Haberturk se Gulen mund të ikë në Australi, Meksikë, Kanada, Afrikën e Jugut ose Egjipt.   Ai thotë se shërbimi sekret turk ka të dhëna për këtë. Kleriku jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara që prej vitit 1999.