EPOPEJA E FAMILJËS JASHARI DHE JO E UÇK-së !

05.03.2019 02:21:34

Nga Fatmir Bajraj

Levizja e armatosur e Republikës së Kosovës, e Komandantëve : Sali Çekaj, Adem Jashari & Zahir Pajaziti, nuk quhej UÇK.

21 vite nga rënja e Familjës Jashari, përkatësisht ; rënja për t’mos vdekur kurr e Shaban Jasharit me Hamzën, Ademin dhe gadi e gjithë familja, dhe kësaj sakrifice sublime të kësaj familje, tanimë emblemë të shqiptarisë, i m’vishet një “epitet”, duke vënë n’lajthitje në mënyrë abuzive me qellim përvetësimi të meritave të kësaj familje, përkatësisht ; rënjën herioike të Komandantit legjendar Adem Jashari & Famija e Tij.
– Epopes së kësaj familje, nuk i rri emertimi si Epope e UÇK-së, ngase nuk i rri mirë dhe s’i ka hije mashtrimi, gënjeshtra dhe përvetësimi…!


– Ademi, Hamza e bshkëluftetarët e Tij, s’ishin pjesëtarë të UÇK-së, ngase të tillë s’kishte, dhe këtë fakt e dijnë gjithë shqiptarët bashkëkohës të kësaj familje, sikurse e dijnë edhe bashkëluftetarët e Ademit e Hamzës dhe vet Baca Rifat.
– Ata që Ademin pas rënjës, e quajtën Komandant Legjendar të UÇK-së, e kishin me hile dhe me hile e kanë edhe tani pas 21 viteve nga rënja dhe sakrifica sublime e familjës së Shaban Jasharit.
– Ata që mashtrojnë kur thojnë se Ademin Jasharin e njihnin si Komandant të UÇK-së, atëherë nuk e ndihmuan, përkundrazi…!
Të tillëve ; Ademi dhe bashkëluftetarët e Tij, kurr s’ua panë hajrin.

Historia e rrëjshme nuk i sherben askujt, as familjës Jashari dhe s’na nderon as Neve.

Përfundimisht ; është koha t’thuhet e verteta lakuriq, sepse vetëm atëherë prehën të qetë n’alltarin e lirisë, deshmorët e kombit dhe vetë kryetrimi – Heroi, Adem Jashari.