Erdogan fajëson mbështetësit e Gylenit për sulmet me bomba

18.08.2016 18:04:06

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar sot mbështetësit e Fehtullah Gylenit se kanë gisht në tri sulmet me bomba që kanë ndodhur sot në Turqi.

Në Turqi në 24 orët e fundit kanë ndodhur tri sulme ndaj policisë dhe ushtrisë nga të cilat kanë vdekur 12 dhe janë plagosur 226 persona.

Në fjalimin që e ka transmetuar televizioni shtetëror, Erdogan ka thënë se Turqia kanoset nga sulme të organizatave të ndryshme terroriste por që veprojnë bashkë.

Ai ka thënë se mbështetësit e Gylenit, që autoritetet turke e akuzojnë se ka organizuar tentim grusht shtetin më 15 korrik janë pjesëmarrës  në sulmet e kurdëve ekstremistë që kanë sulmuar disa vende në Turqinë juglinodre.

Turqia, SHBA dhe Evropa e vlerësojnë Partinë Kurdistane si organizatë terroriste.