Erdogan: Obama më pyeti se si mund të na ndihmojë në Aleppo

15.12.2016 19:41:33

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se kishte folur me presidentin amerikan Barak Obama për gjendjen në Siri dhe Irak, duke shtuar se Obama e ka pyetur se si mund të ndihmoj me evakuimin e civilëve në Aleppo, transmeton lajmi.net.

 

“Kam pasur një bisedë telefonike të gjatë me Obamën. Ne nuk folëm vetëm për situatën në Siri, por edhe në Irak. Ne biseduam në lidhje me problemin e evakuimit (Aleppo). Obama më pyeti se si ata mund të na ndihmojnë, dhe unë ja shpjegova atij”, tha Erdogan, Reuters raportoi.

Ai tha se Ankara ka evakuuar deri më tani nga Aleppo 1.150 civilë dhe të plagosur.