Erdogan refuzon ta ekstradojë gazetarin gjerman, e quan ‘agjent të terroristëve’

14.04.2017 17:01:22
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka refuzuar kërkesën e Gjermanisë për ekstradim të gazetarit gjerman, Deniz Yucel duke e quajtur atë ‘agjent të terroristëve’.
Erdogan ka thënë se kancelarja gjermane Merkel, kërkoi ekstradimin e tij, por ai e ka refuzuar pasi beson se në Turqi do të bëhet një gjykim i drejtë, raporton Reuters.

Madje Erdogan nuk ka asnjë dyshim se Yucel ishte i lidhur me grupin ekstremit të PKK-së.

“Ky njeri është agjent terrorist. Jo të gjitha gazetarët janë të pastër. Ne do të veprojmë sipas ligjit”, ka thënë presidenti turk.

Deniz Yucel është gazetar i gazetës gjermane ‘Die Welt’ i cili u arrestua pasi dyshohet se ka përhapur propangandë terrosite.