Erdogan shton dukshëm popullaritetin e tij pas grusht shtetit të dështuar

12.08.2016 18:00:28

Sipas një sondazhi të bërë kohët e fundit, shihet se popullariteti i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, është rritur me mbi 20 % menjëherë pas dështimit të grusht shtetit, rekord  të cilin Erdogan e mbante vetëm para dy viteve kur mori detyrën e presidentit.

Sipas sondazhit të kryer nga Qendra studimore MetroPOLL me bazë në Ankara, në bazë të përgjigjeve të 1275 të anketuarve, 67.6 % kanë thënë se mbështesin presidentin e Turqisë njëherit edhe themeluesin e partisë AKP Rexhep Taip Erdogan. Ky rezultat i ofrohet atij të vitit 2012 ku Erdogan mbështetej nga 71.1 % e të anketuarve kur ishte duke shërbyer si kryeministër.

Zv-kryeministri i Turqisë Mehmet Simsek ka thënë në llogarinë e tij në tuiter se kjo rritje e popullaritetit të Erdogan është si rezultat i mbështetjes së fuqishme publik të tij pas grushtit të shtetit./Indeksonline/