Dega e LDK-së në Zvicër nderon me Mirënjohje (postmortem), komandantin e shquar, kolonel Tahir Zemajn

12.08.2016 18:50:52

Gjatë qëndrimit për pushime në Kosovë një delegacion i Degës së LDK-së në Zvicër i kryesuar nga kryetari Z. Haki Latifi u prit në selinë e LDK-së nga Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Haki Rugova dhe anëtarët e kryesisë Z. Anton Quni, z. Sokol Haliti si dhe deputetët të cilët njëherit janë anëtar të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së z. Salih Morina dhe z. Armend Zemaj, në të cilën ju dorëzua në emër të kryesisë së Degës Mirënjohjen (postmortem) për komandantin e shquar të luftës çlirimtare, udhëheqësin fitimtar të Betejës së Lavdishme të Loxhës, kolonelin Tahir Zemaj, ushtarakun e dalluar, i cili vendosi profesionin e ushtarakut profesionist në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi.

14011857_10206574462231226_46118626_nKjo Mirënjohje është ndar nga Dega e LDK-së në Zvicër në kuadër të 26 vjetorit të themelimit të saj në manifestimin e kësaj dege, më 1 maj 2016. Z. Haki Latifi gjatë përshëndetjës tha se: ” Lavdia u takon heronjve dhe dëshmorëve, kurse neve na mbetet të vazhdojmë t’i nderojmë ata, si dhe t’i shtojmë përpjekjet tona, që, në radhë të parë, ta ruajmë lirinë e fituar me gjak, ta ndërtojmë vendin dhe të jemi pjesë e proceseve të botës demokratike. Kolonel Tahir Zemaj është emër që do të nderohet me pietet nga brezat që do të vijnë dhe do të kujtohet gjithmonë si një ushtar i zellshëm profesionist, si atdhetar që punoi me përulje për të mirën e atdheut. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë dëshmorët dhe heronjtë e kombit duke qenë edhe pjesë e dhembjes dhe e krenarisë së familjeve të tyre. Njëherit kërkojmë nga organet e drejtësisisë së Kosovës ndriqimin e vrasjsës të Kolonel Tahir Zemaj dhe vrasjëve të tjera enigmatike të pas luftës, duke shprehur besimin se drejtësia një ditë do të vihet në vend, duke ndriçuar plotësisht vrasjen e pabesë të Kolonel Tahir Zemajt dhe duke vënë para drejtësisë kryesit e këtij krimi të rëndë.” tha në fund z. Latifi. Në fund të vizitës z. Armend Zemaj në emër të tij dhe të familjes Zemaj u falënderua shumë për vizitën dhe Mirënjohjen pë Kolonelin duke treguar respektin ndaj Degës së LDK-së në Zvicër dhe mërgimtarëve në veçanti. Zoti e bekoftë Kolonel Tahir Zemaj dhe të gjithë të rënët për lirinë e atdheut!

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër