Erdogan te Putini, çka fshihet mbrapa kësaj vizite? (Video)

09.08.2016 18:21:33

Për shefin e Ankarasë kjo është një vizitë historike. Ai e ka cilësuar si një fillim të ri takimin e tij me homologun rus Putin. Për “Russia Today”, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pritshmëritë e Ankarasë janë të larta, pasi Turqia po vuan pasoja të rënda ekonomike që nga koha e ndërprerjes së bashkëpunimit në shumë fusha me Moskën.

Por ishte incidenti ajror ai që provokoi një furtunë diplomatike.

“Rrezimi i avionit për ne ishte një thike pas shpine e ndërmarrë nga bashkëpunëtorët e terrorizmit”, ishte deklarata e Putin në muajin nëntor, ndërsa tani edhe shefi i Kremlinit duket më i zbutur në retorikën e tij, kjo sepse vizita e Erdogan në St Petersburg është sigurisht në interesin e Vladimrit, transmeton tch.

Vizita e parë e Rexhep Tajip Erdogan jashtë kufijve të Turqisë pas grushtit të shtetit po bëhet pikërisht në Moskë. Kjo ka domethënie simbolike për anëtarët e NATO-s thonë analistët.

“Erdogan zgjedh Putinin në mesin e shumeëaleatëve perëndimor”. Kjo pasi, sikurse shkruan “Neë York Times”, ka një ndjenjë të thelluar zemërimi të Turqisë dhe Perëndimi ka dështuar në testin solidaritetit, duke iu referuar kërcënimit për qeverinë që erdhi më 15 gusht nga grushti i shtetit.