Erdogan zotohet se do të ndalë të ardhurat e bizneseve të Gulen-it

04.08.2016 19:37:00

Presidenti turk Tayyip Erdogan u zotua të enjten, se do të përmbys bizneset e lidhura me SHBA-në që ka kleriku.

Ai e fajëson atë për tentativën për grusht shteti, duke përmendur shkollat e tij, firmat dhe organizatat bamirëse si ” fole të terrorizmit ” dhe duke premtuar që s’do të ketë mëshirë në çrrënjosjen e tyre.

Biznesi është arena në të cilën rrjeti i Fethullah Gulen-it është ende i fortë, tha Erdogan në një fjalim nga pallati i tij që u transmetua drejtpërdrejt, shkruan Reuters.

Ata që “i kanë financuar gjuajtësit” do të trajtohen si komplotistët e grusht shtetit ku edhe do të asgjësojnë veten e tyre, tha ai, transmeton KP.

Erdogan akuzon Gulen-in për shfrytëzimin e rrjetit të tij të gjerë të shkollave, organizatave bamirëse dhe bizneseve, të ndërtuara deri tani në Turqi dhe jashtë vendit gjatë dekadave të kaluara, për të depërtuar në institucionet shtetërore dhe për të ndërtuar një strukturë paralele që ka për qëllim për të marrë vendin.