Erdogani për 72 orë largoi nga puna afër 50 mijë persona

19.07.2016 21:40:31

Sipas medieve turke, spastrimi më i madh është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Arsimit, Çështjeve Sociale, Financave, si dhe kabinetin e kryeministri, pastaj në Shërbimin Informativ MIT dhe drejtorinë për çështje fetare.

Regjimi i Rexhep Tajip Erdoganit brenda 72 orëve i ka larguar nga puna 49.321 persona pas puçit të dështuar ushtarak.

Sipas medieve turke, spastrimi më i madh është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Arsimit, Çështjeve Sociale, Financave, si dhe kabinetin e kryeministri, pastaj në Shërbimin Informativ MIT dhe drejtorinë për çështje fetare.

Kabineti i kryeministrit përnjëherë i ka larguar 257 njerëz, nga ta 230 personel burokrat, 19 ekspertë, gjashtë këshilltar dhe dy zyrtarë ligjorë

Ministria e Punëve të Brendshme nga detyra i ka larguar 8777 njerëz, në mesin e tyre janë edhe 7614 policë, 899 xhandar dhe 77 kolonelë

Ministria e Arsimit i ka larguar 15.200 persona, si dhe është kërkuar largimi edhe i 1577 dekanëve nga të gjitha universitet në vend – 1176 në universitetet publike dhe 401 nga ato private. Përveç kësaj, licenca u është suspenduar rreth 21 mijë mësimdhënësve që punojnë në shkolla private

Ministria e Financave ka suspenduar 393 të punësuar

Drejtoria për çështje fetare ka shkarkuar 492 të punësuar, në mesin e tyre edhe tre myfti

Shërbimi Informativ MIT ka larguar 100 agjentë

Rregullatori për tregti me energji ka larguar 25 njerëz.