Erdogani ua zgjatë paraburgimin pa akuzë funksionarëve shtetërorë

23.07.2016 16:24:22

Recep Tayip Erdogan u ka zgjatur paraburgimin funksionarëve shtetërorë të akuzuar për grushtin e shtetit.

Paraburgimi zyrtarëve të akuzuar, u është vazhduar për 30 ditë, është bërë e ditur përmes një deklarate zyrtare për media.

Të paktën 60 mijë funksionarë shtetërorë janë arrestuar dhe pezulluar nga detyra në Turqi, një lëvizje kjo që është kritikuar gjerësisht nga ndërkombëtarët.