Erion Veliaj viziton Prishtinën

12.09.2016 14:34:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 13-15 shtator do të jetë në Kosovë, në një vizitë zyrtare. Ai do të takohet me homologun e tij, Shpend Ahmeti, në Komunën e Prishtinës, në orën 15.00 të së martës. Do të diskutojë me të mbi shkëmbimin e praktikave më të mira mes këshilltarëve bashkiakë, Unioni i Bashkimit Shqiptar në rajon dhe zhvillimi urban i qyteteve.

Të mërkurën do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, Ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më 15 shtator Veliaj do të takojë kreytarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe në fund, presidentin Hashim Thaçi.

Pritja që do t’i rezervohet Veliajt është vetëm kortezi, pasi në
rangun e kryebashkiakut të Tiranës ai nuk mund të zhvillojë bisedime
biletarale me asnjërin prej drejtuesve të shtetit, përveç homologut të
tij, kryebashkiakut të Prishtinës.