Veseli ngushëllon familjen e Agim Ramadanit

12.09.2016 14:42:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së nënës së heroit Agim Ramadani, Fetihe Ramadani.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së madhe, Fetihe. Nëna e heroit Agim Ramadani, si të gjitha nënat e tjera të Kosovës, ishte burim i frymëzimit patriotik e atdhetar të bijave dhe bijve më të mirë të vendit, të cilët në momente të kthesës historike, nuk kursyen as gjakun e tyre, për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë.”

“Duke bashkëndjerë me ju këtë dhembje të madhe, më lejoni që, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.