Escobari i Ballkanit” Klemend Balili kërkon që të vetëdorëzohet. Ka vetëm një kërkes

12.12.2016 23:39:59

Shqiptari i njohur si “Escobari i Ballkanit” kërkon që të vetëdorëzohet pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Klemend Balili ka kërkuar që të vetëdorëzohet dhe për këtë arsye ka nisur negociatat me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Burime thanë se Balili ndodhet në Shqipëri, ndërsa sipas tyre dorëzimi i tij është çështje orësh.

Balili mësohet se ka kërkuar që nga drejtësia shqiptare ti bëhet një proces i pandikuar nga politika dhe kjo është kërkesa e tij që të vetëdorëzohet.