Eurodeputetët në ‘luftë’ për Shqipërinë, Pack: PE të frenojë Knut Fleckenstein!

05.03.2019 20:07:10

Kriza politike në Shqipëri nuk është e shtrirë vetëm në frontin opozitë-mazhorancë brenda vendit, por edhe në Bruksel, aty ku Doris Pack dhe Knut Fleckenstein janë rreshtuar në kahët respektivë dhe janë përplasur me deklarata.

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, me anë të një mesazhi në Tëitter ka kërkuar që të merren masa ndaj reporterit për Shqipërinë në rast se vërtetohen pretendimet se ai i ka kërkuar kandidatëve pasues në listën e PD-së, që të futen në Parlament pas djegies së mandateve nga opozita.

See Doris Pack’s other Tweets

Pack thekson se ky akt është i papranueshëm dhe shkon në favor të qeverisë së PS.

“Nëse është vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshëm në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan Doris Pack.