Euronews: Parku kombëtar i Galiçicës ofron pamje mahnitëse (Video)

06.09.2016 09:54:12

Së fundmi, televizioni prestigjoz i lajmeve Euronews i ka kushtuar një videolajm të shkurtër parkut kombëtar Galiçica në Maqedoni.

Sipas këtij televitioni, më shumë se njëmijë korsi të ashpra dhe të paasfaltuara e bëjnë këtë vend të mbyllur, një vend të mrekullueshëm për të praktikuar sportin në rrugë të këtilla malore.

Më tej, parku kombëtar i Galiçicës përshkruhet si një hapësirë malore në mes të liqeneve të gjërë, ku ka lloje të ndryshme të specieve rajonale të drunjve dhe kafshëve.

Duke përmendur lartësinë mbidetare prej 2000 metër, Euronews shkruan se Galiçica ofron ngjitje malore sfiduese, lëshime të shpejtësisë së madhe dhe pamje mahnitëse për ata që arrijnë të ngjiten në maje.