CNN: Sulmet në Francë pjesë e një plani për sulme simultane në disa shtete të Evropës

06.09.2016 09:37:58

Atentatet e Parisit, në “Stade de France”, në kafenetë e qytetit dhe në sallën e artit Bataclan ishin pjesë e një plani të ISIS që parashikonte edhe objektiva të tjerë dhe jo vetëm në Francë.

Kështu shkruan rrjeti informativ amerikan CNN në edicionin e tij online, që citon dokumente të shërbimeve sekrete.

Sipas të dhënave, 13 nëntori 2015 duhet të kishte qenë dita e një sulmi global dhe simultan në disa vende të Europës, mes të cilave edhe Holanda e Britania e Madhe./ Top Channel/