Evakuohen njerëzit nga “Syri i Londrës”

25.06.2017 17:45:49

Atraksioni i popullarizuar turistik, “Syri i Londrës”, është evakuuar sot pasi në bregun e lumit Temza është gjetur municion i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
“Policia ka marrë një thirrje se në bregun e lumit është vërejtur municion i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Janë vendosur kordonët dhe është duke u bërë verifikimi i mjetit të gjetur”, thuhet në njoftimin për publik.