Exitpolli i CNN: 45% Trump, 43% Clinton

06.09.2016 14:56:13

Sipas rezultateve të një exitpolli të kryer nga CNN, që janë bërë publike sot, Donald Trump është para Hillary Clinton për dy pikë, përkatësisht 45%, kundrejt 43% që ka Clinton. Ky është rezultati më befasues i kohëev të fundit, pasi që në pole të tjera, kryeisht kryesonte Clinton. rezultatet e këtij exitpoli kanë vënë në dukje edhe peshën e vëtës për libertarianin gary Johnson, i cili ka 7% të votave dhe të Jill Sten, i Partisë së Gjelbërt, që ka 2% të votave. Rezultati i ngushtë ndërmjet Trump dhe Clinton, do të mund të çojë drejt marrëveshjeve me këta dy kandidatë, për të tërhequr votuesit e tyre. ky exitpol, ka vënë në dukje edhe përcaktrimin e votiesve në bazë të gjinisë dhe grupmoshave, me ç’rast, shumica e grave anojnë kah Hillary Clinton (53% – 38%), kurse burrat për Trump (54% – 32%), kurse grupmoshat deri në 45 vjet (54% – 29%), kurse ata mbi 45 vjet më shumë anojnë kah Trump (54% – 39%). Në anën tjetër, të bardhët më shumë mbështesin Trump (55% – 34%), kurse jo të bardhët mbështesin më shumë Clintonin (71% – 18%). Exitpolli i CNN ka nxjerrë, po ashtu, se të bardhët që nuk kanë ndjekur kolegje, mbështesin Trumpin (68% – 24%), kurse të bardhët që kanë shkuar në kolegje, më shumë mbështesin Clintonin me 49%, Trumpin me 36% dhe Johnsonin me 7%. Po ashtu, votuesit në nivel partish kanë rritur ,mbështetjen për kandidatët e partive përkatëse, me ç’rast 93% e demokratëve mbështesin Clintonin, kurse 90% e republikanëve mbështesin Trumpin. Trump ka një epërsi te votuesit e pavarur, pasi që 49% e tyre mund të votojnë për të, në raport me 29% që do të votonin për Clinton. E madhe është edhe përqindja e votuesve të pavrur që do trë votonin dy kandidatët tjerë: 16% do të votoninn Johnsonin, kurse 6% do të votonin Stenin. Pra, shihet qartë se gara do të jetë shumë interesante dhe me befasira të ndryshme, por megjithatë, deri më 8 nëntor ka kohë dhe secili nga kandiadatët do të mund të përmbysë edhe exitpolet dhe të arrijë rezultat pozitiv, përkatësisht të fitojë garën për president. Natyrisht se exitpolli i CNN ka një shqyrtim, krahasim dhe analizë të rezultateve edhe me zgjedhjet e viteve të tjera, duke shpjeguar tendencën se kah mund të shkojë fitorja./fokusi.org

Rezultatet komplete mund të gjenden në vegzën e mëposhtme:

http://i2.cdn.turner.com/cnn/2016/images/09/05/rel13a.-.2016.post-labor.day.pdf