Në AAK shtyhen kush po godet më shumë: tash radha e Time Kadriajt

16.08.2016 17:49:27

Time Kadriaj, sikurse Valon Tolaj, ka zgjedhur facebook-un për të goditur Donika kadaj – Bujupin për deklaratën e saj lidhur me marrëveshje të fshta që AAK, sipas kësaj të fundit ka me PDK-në.

Për dallim nga Valon Tolaj, Time Kadriaj ka bërë një postim më të gjatë, në të cilin ia ka kujtuar Donika Kadaj – Bujupit historikun e presioneve për kolaicion me PDK-në, por që AAK i pasak reziituar.

Po ashtu, Time Kadriaj, ia ka kujtuar Donika Kadaj – Bujupit pozitën e privilegjuar që ka pasur në AAK, që sipas saj, është djepi ku është rritur Donika.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e saj të plotë:

“Përnjëmend nuk po mundem asesi të kuptoj kolegen time deputete , Doniken ! I paska rregulluar te gjitha punet tjera me kundershtaret politikë dhe paska filluar të zbrazë vrerë mbi djepin ku u rrit dhe u avansua , madje duke qenë e priviligjuar si askush tjetër në AAK. Eshtë vërtetē për keqardhje reagimi i saj, për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin se ajo i njeh mirë qëndrimet e AAK-se sidomos për sa u përket marrëveshjeve të fshehta sic thotë ajo. Pra, sa për kolalicionin e fshehtë mos u merakos . Ka vite që jemi nën ketë presion nga të gjitha qarqet por ne kemi qenë të vendosur në këtë drejtim. Madje ju personalisht shume here jeni deklaruar publikisht sa keni qenë pjesë e AAK-se. Mos luaj me fjalët dhe mendimet tua , koha mban mend të gjitha, ajo nuk harron .Shumë keq për të dhe sjelljen e saj të papërgjegjëshme nê raport me ish subjektin nga u largua. Pra e kaluara na ndjek hap pas hapi , në këtë rast sa për të na përkujtuar se ju madje keni qenë më e zëshmja për të lidhur koalicion me kete nomenklaturë. si deputete dhe si AAK jemi të vendosur që në Kosovë të ketë drejtësi për të gjithë pa asnjë përjashtim.”