Stojanoviq dënon përdhosjen e xhamisë

16.08.2016 17:54:38

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës e ka dënuar në mënyrën më të rreptë përdhosjen e xhamisë në Velekincë të Ultë dhe në Gjilan dhe ka ftuar për tolerancë e respektim të dallimeve.

“Përdhosja e tempujve është akt vandal. E dënoj njësoj këtë përdhosje dhe djaloshin që ka hipur në minare mu sikur e kam dënuar e atyre që kanë hipur në tempullin Krishti Shpëtimtar në Prishtinë”, thuhet në kumtesën e zëvendëskryeministrit.

Përdhosja e tempujve, pa marrë kujt i përkasin, është akt i turpshëm dhe për çdo dënim”, ka theksuar Stojanoviq.

Ai ka shtuar se populli serb respekton fqinjët e vet të besimit islam dhe ka ftuar të gjithë për tolerancë e respektim dallimesh, të cilat, sipas tij, janë pasuri.

Stojanoviq organeve të sigurisë u ka dërguar vërejtje pse tempujt fetarë nuk jan ë të ruajtur më mirë.