Qytetari kërcënohet me jetë, kryeministri i ndërpret fjalën

05.10.2016 13:51:11

Show televiziv Edi Rama, tashmë është bërë rubrikë e përjavshme për qytetarët në Shqipëri. Kryeministri i vendit kësaj here është ndalur në Korçe ku ka prezantuar premtimet e mbajtura e ka dëgjuar ankesat e banorëve. Si jo rrallë herë në dëgjesa publike të Edi Ramës ndërpritet lidhja televizive që transmeton drejtpërdrejtë këto takime publike.

Kësaj herë shkaktar i shkëputjes me tendencë të fjalës së lira ka qenë një banor i Libonikut të Korçës. Banori i zonës ka bërë publik kërcënim me jetë që i është bërë nga disa persona, e gjitha kjo e ndodhur për çështje pronësie. Saktësisht ai ka thënë:“Kam një problem shumë të rëndë, kërkojnë të më eliminojnë fizikisht!”. Ishin këto fjalët e një banori të Libonikut në Korçë përpara kryeministrit Edi Rama në një takim për tokën bujqësore.“Kam një problem shumë të rëndë. Kërkojnë të më eliminojnë fizikisht për një problem me tokën e marrë sipas ligjit 7501. Petrit Kupja me shokë, komuna Libonik, s’ më nxirrnin titull pronësie, për karburant, por pa asnjë letër. Zarbat me shokë e kanë ndarë Shqipërinë si në vitin 1913. Të gjitha gjykatat, po i bie shkurt…”Në këtë moment është ndërprerë sinjali nga ana e regjisë së kryeministrit duke bllokuar transmetimin “Live” dhe duke bërë që edhe televizionet të ndërprisnin transmetimin. Ende nuk dihet kush e ka kërcënuar banorin e indinjuar që jetonte në Maliq dhe si qëndron çështja. Mbasi banori i kërcënuar ka përfunduar fjalën e tij, në televizion u mundësua sërish lidhja, por pas rikthimit të sinjalit ka qenë një tjetër banor duke folur. Indiferenca e kryeministrit nuk njeh kufij, ai nuk mund të dëgjojë banorët edhe kur këta të fundit kërcënohen me vdekje, madje kryeministri ’’transparent“  guxon që kjo e vërtete e hidhur të mos dëgjohet nga të tjerët. Siguria e jetës së qytetarit, kuptohet që nga shteti tashmë nuk sigurohet më, po është  krimi ai  vendos ’’ drejtësinë“ pasi kreu  shtetit nuk ka fuqi që të shpëtoj jetën e qytetarëve të shteti ku ai drejton. Të pasigurt janë qytetarët, të pasigurt biznesmenit, i mbijetuari në këtë histori  është ë i forti, ky lloj realiteti të kujton ligjin e xhunglës e jo të një vendi demokratik ku duhet të mbizotërojë qytetaria dhe instancat shtetërore. Këto të fundit kanë për qellim të sigurojnë drejtësi, duke ndriçuar të pafajshmin e duke i dhënë dënimin personit të merituar. Në Shqipëri duket një tjetër realitet,  pasi ligji shkelet çdo ditë nga qeveritaret krimi, droga, prostitucioni udhëhiqet nga persona të shtetit.